Ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike për Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 u përmbyll të hënën në Olimpian antike në mungesë të publikut, për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Flaka Olimpike u ndez pas mesditës në tempullin e Herës në Olimpian antike.

“Në këto kohë të vështira që po përjetojmë ende, Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin do të jenë një moment i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit me një frymë paqeje, miqësie dhe solidariteti,” deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Pas përfundimit të ceremonisë, presidenti grek tha se,“ndezja e flakës olimpike në zonën e shenjtë në Olimpian antike na mbush me respekt dhe krenari”.

Bach nënvizoi se, simboli i dritës shpirtërore, flaka olimpike, duke nisur udhëtimin e saj drejt Lojërave Dimërore në Pekin, mbart mesazhin e pajtimit mes popujve, të paqes dhe konkurrencës fisnike”