Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot në një takim me kryeministrin britanik, Boris Johnson për një zgjidhje pragmatike përsa i përket zbatimit të dispozitave specifike post-Brexit në Irlandën e Veriu, origjina e tensioneve në rajonin britanik.

Gjatë një konference shtypi të publikuar në internet, drejtuesja gjermane theksoi se mbështet gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike për dispozitat e traktatit post-Brexit për Irlandën e Veriut, gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin britanik në kuadër të samitit të G7-s.