Një shtetas 64- vjeçar, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, në fshatin Lumas, Cerrik.

Shtetasi Xh. Sh. është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.