Kompania “Google” njoftoi se ka hequr rrjetin social “Parler” nga platforma e saj e shkarkimit të aplikacioneve, për shkak të pranisë së mesazheve që nxisin dhunën.
“Grupi kërkon nga të gjitha aplikacionet e disponueshme në “Google Play Store” që të zbatojnë një politikë moderimi të fortë të përmbajtjeve ekstreme, nëse presin dhe transmetojnë mesazhe të përdoruesit”, tha Google nëpërmjet një mesazhi
“Megjithatë, ne dimë se mesazhe që nxisin dhunën në progres në SHBA vazhdojnë të transmetohen në “Parler” dhe në dritën e këtij kërcënimi të vazhdueshëm dhe të menjëhershëm ndaj sigurisë publike, ne po pezullojmë disponueshmërinë e aplikacionit në dyqanin online Google derisa të zgjidhë këto çështje”, përfundoi kompania.
Mesazhet e mbështetjes për protestuesit, të cilët sulmuan Capitol Hill të mërkurën, kanë marrë veçanërisht hov pas ngjarjeve në këtë aplikacion, që ka fituar shumë ndjekës në muajt e fundit.


























