Tri zona të tjera u evakuuan pas përhapjes së gjerë të zjarrit në Varybobi, në lindje të malit Parnitha sot në mbrëmje.
Kryoneri, Kokkinovrachos dhe Afidnes sapo morën një urdhër për evakuim, ndërsa Ippokratios Politia dhe Drossopigi u evakuuar më herët.
Zjarret kanë mbërritur në Kryoneri dhe Drossopigi tashmë, përkatësisht në veri dhe në lindje të Varybobi-t, ndërsa po drejtohen drejt Katsimidi-t dhe Kokkinovrahos-it më në veri.
Zjarrfikësit po mbështeten në ndihmën nga ajri, pasi temperaturat shumë të larta e kanë vështirësuar së tepërmi ndërhyrjen e forcave nga toka.
Policia ka ndaluar trafikun në të gjitha rrugët që të çojnë në rajon.
Transporti ndryshon ndërsa zjarri në Varybobi përhapet drejt autostradës kombëtare.
Njoftimet për pezullimet e shërbimit të trenave dhe mbylljet e autostradave kombëtare u njoftuan sot vonë, pasi zjarri në malin Parnitha dhe Varybobi u përhap duke dalë jashtë kontrollit në lindje dhe veri.
“Trenat midis Inoi dhe Athinës janë pezulluar, pas urdhrave përkatës”, njoftoi TrainOSE.
Në autostradën kombëtare AThE (Athinë-Selanik-Evzoni), seksioni nga kryqëzimi Kaliftakis në nyjen Inofita është mbyllur.
Ndërkohë, Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (IPTO) paralajmëroi mbrëmjen e sotme për ndërprerje të mundshme të energjisë në Rajonin e Atikës, në varësi të zhvillimeve të zjarrit që vazhdon në zonë.
Zjarrfikësit janë të përqendruar në parandalimin e përhapjes së zjarrit, që tashmë ka djegur një pjesë të madhe pyjore.



























