Turjan Hyska shokon me deklaratën e tij që ka shkuar në rrjetin social Facebook. Hyska bën thirrje ironike për “vrasje ndaj grave”. “Hajde bëhuni burra, t’i zhdukim”, thotë moderatori, një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit nga kunati i saj me sëpatë.

Vrasja e grave është një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku brenda 2 muajve janë vrarë disa gra, qoftë nga bashkëshortët apo burra të cilët në një mënyrë apo tjetër janë pjesë e jetës së tyre.

“T’i vrasim se nuk hapim telefonin apo se nuk na bëjnë gjellën” dhe plot motive të tjera gjenden në statusin e Hyskës, duke përmendur këtu dhe deklaratën e bashëkshortes së Tefik Tashit, 58-vjeçarit që vrau kunatën 45-vjeçare, e cila thoshte që i shoqi e vrau të motrën e saj, pasi ishte nxehur që nuk hapi telefonin.

Turjan Hyska: Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sëpatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!