SHBA-ja do t’i dorëzojë aleatit të saj në NATO, Republikës Çeke, tetë helikopterë ushtarakë të përdorur sipas një marrëveshjeje të muajit prilli, njoftoi sot ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova në kanalin televiziv shtetëror CT.

Ambasada amerikane në Pragë e konfirmoi njoftimin përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarisht, qeveria në Pragë nuk ka komentuar rreth detajeve të dërgesave të armëve në Ukrainë.

Por, më herët ajo njoftoi se do të blinte 12 helikopterë të rinj të prodhuar në SHBA, të cilat do të zëvendësonin, ndër të tjera, helikopterët e vjetër të dizajnit sovjetik që sipas raportimeve të medias, i janë dorëzuar Ukrainës.