Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone ndërsa po bënte plazh në bregun e plazhit të Potamit, në Himarë.
Me lule dhe qirinj, qytetarët në qendër të Elbasanit përcollën keqardhjen e tyre për rastin e rëndë.
“I erdhi keq gjithë botës për atë, lë më nënës e babait”, tha një qytetare.
Kujtojmë se paralelisht në Tiranë u mbajt një protestë përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e 2 gushtit.


























