Që prej përhapjes së pandemisë, shkencëtarët kanë bërë studime të ndryshme për të kuptuar pse Sars-CoV-2 ndikon në nuhatjen e të infektuarve dhe pse disa prej tyre i mban më gjatë.

Sipas asaj që shkruan prestigjiozja “The Guardian”, ngarkesa virale duket të jetë një faktor kyç. Që do të thotë se njerëzit që punojnë në industri, ku ka më shumë të ngjarë të ekspozohen ndaj sasive më të mëdha të virusit, janë ndoshta më të ndjeshëm ndaj “anosmisë”-afatgjatë (humbja e aftësisë për të nuhatur).

Kirurgu i rinologjisë, Peter Andrews kohët e fundit kreu një sondazh me 114 punonjës të kujdesit shëndetësor në spitalet në veri të Londrës dhe Italisë, të cilët kishin rezultuar pozitivë me Covid , ku zbuloi se 70% e tyre kishin humbur nuhatjen ose shijen.

Nga ata, 60% vazhdonin të përjetonin probleme 52 ditë pasi ishin infektuar. Por edhe viruset e tjerë, që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, gjithashtu mund të çojnë në humbjen e nuhatjes.

“Anosmia” e Covid-19 është e pazakontë, sepse ndodh menjëherë. “Humbja e erës që kemi tradicionalisht me një ftohje të zakonshme, ndodh sepse zakonisht sepse kemi shumë mbingarkesë për shkak të rrufës dhe molekulat aktive të aromës nuk mund të arrijnë në majën e zgavrës së hundës. Por me COVID duket sikur diçka ndryshe po ndodh”, thotë Hayes.

Ndërsa kjo simptomë nis dhe rikuperohet, mund të çojë në një gjendje të çuditshme të njohur si “parosmia”, në të cilën aroma kthehet, por në një mënyrë të shtrembëruar.

Kelly thotë se ndërsa kjo mund të tingëllojë zbavitëse, mund të shkaktojë shqetësime të mëdha, pasi njerëzit madje mund të zbulojnë se partneri ose familja e tyre papritmas ndiejnë erë të neveritshme.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh, sepse neuronet e nuhatjes lidhen jo direkt me zonat e trurit përgjegjëse për aromën pasi rigjenerohen, por kjo nuk kuptohet pse disa njerëz e përjetojnë këtë simptomë më shumë se të tjerët.

“Parosmia është shpesh një shenjë e rimëkëmbjes. Do të ketë disa njerëz, të cilët, për fat të keq, kanë mbetur me shkallë të ndryshme të parosmisë, por kjo është e vështirë të përcaktohet”, thotë Jane Parker, një kimiste në departamentin e shkencave ushqimore dhe ushqyese të Universitetit të Reading.

Një trajtim që mund të ndihmojë disa njerëz për nuhatjen, përfshin nuhatjen aktive të katër vajrave thelbësorë – trëndafil, limon, karafil dhe eukalipt – për afërsisht 20 sekonda çdo ditë, dhe vepron si një formë e fizioterapisë për hundën.

Shkencëtarët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndihmojë njerëzit me format më të rënda të humbjes së nuhatjes, por mund të jetë e dobishme për “parosmikët” dhe ata me “anosmi” të pjesshme, megjithëse provat janë të kufizuara.