Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.
Ai do të marrë pjesë në World Policy Conference, ku është edhe i ftuar nderi.
“Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference”, shkruan Rama në ‘Facebook’.
Ai ka postuar edhe foto nga pritja që i është bërë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.


























