Sot është një nga vajzat më simpatike të ekranit, por Nevina shtylla ka rrëfyer për herë të parë se dhe ajo është bullizuar nga fëmijët e tjerë kur ka qenë e vogël. Sot ajo, shprehet se ndihet mirë me veten dhe nuk e ka më këtë kompleks, por kur ka qenë fëmijë ka vuajtur.

Në rrëfimin e saj ajo jep edhe një mesazh i cili është vërtet shumë inkurajues për ata që mbajnë syze optike, të cilat veç të tjerave janë edhe një ndër aksesorët më të kushtueshëm të modës.

“Une kam qe 3 vjec me syze. Aq shumë më kanë sharë qorre sa nje periudhe mu be si trigger, plaste sherri ne sec. Nuk është se me shanin ne aspektin estetik, por mundoheshin te me benin te ndihesha keq qe kisha nje problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazen e adoleshences qe nuk doja ti mbaja fare ne asnje moment dhe i hiqja fshehurazi mos me shihnin prinderit. Me perdorimin masiv te teknologjise me duket se tani ka me shume njerëz me syze se pa syze. Ndaj nuk e përdor më njeri per sharje fjalen “qorr”, se jane vet part of the club ose eshte nje person i afert i tyre. Kur e provon ne kurriz, tregohesh me i ndjeshm ndaj te tjerëve. Është e vertete qe tek vetja ne pamje me pelqen me shumë kur nuk i mbaj syzet, ndaj ne shumicen e fotove nuk i kam (ose ne ndonjë event, nese sju kam folur tani e dini përse), por nuk e kam aspaaaak kompleks faktin qe janë te domosdoshme per mua. Në përditshmeri i mbaj ne cdo moment & im ok with it”, ishte rrëfimi i gazetares.