Në një inervistë të re interesante, gjenerali izraelit në pension Haim Eshed pretendon se qeveritë e SHBA dhe Izraelit kanë qenë prej kohësh në kontakt me jashtëtokësorët por nuk e kanë zbuluar informacionin në publik pasi qytetarët e zakonshëm nuk janë ende gati për ta përballuar.
Pas rreth 30 vjet shërbimi në ushtri dhe disa çmime të fituara, Eshed thotë se nuk ka më kuptim të ruajë sekretin dhe bëri pretendimet e tij në një intervistë me Yediot Aharonot.
Ai tha se qeveritë janë në kontakt me një “Federatë Galaktike” alienësh, të cilët mbikqyrin njerëzit për qëllimet e tyre kërkimore.
Eshed thotë më tej se dhe presidenti Donald Trump di gjithçka për alienët dhe se ishte “në prag të zbulimit” të tyre për botën, por papritur Federata Galaktike e alienëve arriti ta binte të mos fliste.
Sipas Eshed, federata e racave aliene besojnë se njerëzimi ‘nuk është mjaftueshëm i zhvilluar’ për t’iu bashkuar plotësisht federatës ndër-planetare, por duan që ne të jemi vetëm “ndihmësa” të tyre.
“Ka një marrëveshje mes qeverisë së SHBA dhe alienëve. Ata kanë nënshkruar një kontratë për të bërë eksperimentet e tyre këtu. Ashtu si ne edhe ata po përpiqen të zbulojnë si, dhe nga se është i përbërë universi, dhe duan që ne të jemi ndihmësat e tyre”, shpjegon Eshed.
Ai shton se po e thotë këtë publikisht sepse prej pozitës së tij aktuale si profesor ka më shumë kredibilitet, prandaj ndjehet më i lirë për të folur hapur atë që mendon.
“Sikur ta thoja këtë për shembull, pesë vjet më parë ago, do të më kishin shtruar në spital,” thotë ai teksa shton: “Por sot ata më flasin ndryshe. Unë nuk kam asgjë për të humbur kam marrë diplomat e çmimet e mia dhe jam i respektuar në universitete dhe jashtë shtetit, kështu që tendenca po ndryshon,” thotë Eshed, sipas të përditshmes Jerusalem Post.
Eshed tha se zbulon detajet e tij të programeve hapësinor dhe kontakteve në një libër të publikuar të titulluar“The Universe Beyond the Horizon – conversations with Professor Haim Eshed.”
Eshed shtonte se alienët kanë ndaluar apokalipse bërthamore në tokë, dhe megjithse ai nuk jep prova konkrete për pretendimet e tij, fakti që ka drejtuar për 30 vjet programin hapësinor i jep një nivel të konsiderueshëm kredibiliteti.
Në fillim të këtij viti Pentagoni në SHBA njoftoi krijimin e një task force për studimin e UFO-ve, në zhvillimin që vjen pas deklasifikimit të videove të objekteve të paidentifikuara fluturuese që bashkëvepronin me avionët ushtarakë tokësorë.



























