Dje në Parlament, ministren e Arsmit dhe Sportit, Evis Kushi e priti një surprizë e bukur, e cila e përloti.
Ishte ish-studentja e saj, Alma Mele pjesa e paparashikuar e ministres Kushi në takimin me mësuesit një ditë më parë, më 7 mars.
“Unë sot këtu kam ardhur për mësuesen time, dhe jo për ministren”, u shpreh Alma, duke i dhuruar një tufë me mimoza dhe lule të freskëta.
Por sot, ishte ministrja që bëri një urim special për Almën në veçanti, për surprizën e saj, por edhe për të gjithë studentët e saj.
“Në 25 vite të punës sime si pedagoge kam patur fatin t’i jap mësim shumë brezave, mes të cilëve edhe vajza të reja plot me energji pozitive dhe vullnet për të ecur përpara. Jam shumë krenare për Almën dhe shumë nga ish studentet e mia teksa i shoh sot të vetërealizohen si gra të suksesshme, profesioniste të zonja, sipërmarrëse, akademike apo drejtuese institucionesh. Gëzuar festën për të gjitha ju që i jepni më shumë kuptim 8 Marsit tim”, u shpreh ministrja në këtë mesazh urimi të 8 Marsit.



























