Në portin e Brindizit në Itali është kapur një sasi prej 1.180 kilogram kokainë e pastër, e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Kamioni në të cilën ishte fshehur kokaina iu nënshtrua kontrollit në skaner, ku u zbulua kokaina që në treg do të kishte vlerën 400 mijë euro.

Policia arrestoi drejtuesin e kamionit, i cili akuzohet për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës, ndërkohë që u dërgua në burgun e Brindizit.