Lajm i trishtë për Gjirokastrën.

Mësohet se ka ndërruar jetë para kohe Edi Pesha, drejtor i DPSHTRR (patentave).

Zyrtari i qarkut jugor kishte 10 ditë që ishte i shtruar tek Infektivi, pas ndërlikimit të gjendjes shëndetësore.

Ed Pesha ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundi ndërruan jetë 9 pacientë në vendin tonë, mes moshave 52 dhe 81-vjeç, por asnjëri prej tyre nuk rezultonte nga Gjirokastra. Gjithsesi, përditësimi i të dhënave është pranuar nga autoritetet se nuk bëhet në kohë reale. /NOA.al