Në vitin 2020, të ardhurat e disponueshme të familjeve konsumatore ranë me 2,8% (minus 32 miliardë euro), duke eliminuar pothuajse rritjen e dy viteve të mëparshme.
Por, italianët u sollën si milingonat, pasi konsumi përfundimtar pësoi një rënie shumë më të madhe (minus 10,9%) e paregjistruar kurrë që nga periudha e pasluftës dhe prirja për të kursyer u rrit nga 8,1 në 15,8%.
Të ardhurat primare të familjeve ranë me 92,8 miliardë euro (minus 7,3%).
2020-a ka regjistruar numrin më të ulët të lindjeve dhe më të madhin të vdekjeve.
”Në vitin 2020 ekziston minimumi i ri historik i lindjeve që nga bashkimi i Italisë dhe numri maksimal i vdekjeve që nga periudha e pasluftës”, deklaroi Insituti i Statistikave (Istat).
Istat regjistroi 404 104 të lindur, një rënie prej 3,8% krahasuar me 2019 dhe pothuajse 30% me 2008 (viti më i fundit me numrin më të lartë të lindjeve).
”Varfëria absolute u rrit fuqimisht në vitin 2020 ku preku mbi 2 milionë familje, e barabartë me 7,7% dhe më shumë se 5,6 milion individë”, sipas Istat.



























