Albioni do që të shkojë në shkollë. Si të hënën e 36 ditëve më parë e çdo ditë që ka pasuar ai bëhet gati me padurim për të dalë nga shtëpia.

“Albioni jo nuk mund të shkosh në shkollë. Pandemia bab. Nuk duhet të dalim jashtë se gjyshi me gjyshen duhet t’i mbrojmë”.

Agimi, babai i 8 vjeçarit krah vështirësive ekonomike shqetësohet për mënyrën e re të jetesës që duhet të përshtaten brenda mureve të shtëpisë.

“Të jesh prind i një fëmije me aftësi ndryshe, duhet ti përkushtohesh non stop. Është shumē e vështirë të jetë i mbyllur”.

E pamundur per Albionin është të ndjek mësimin online.

Nuk mundemi me whats app. I kam thënë dhe mësueses e psikologes nuk është produktive. E kam ndërprerë.
Por Agimi i qëndron gjatë gjithë kohës mbi kokë që të mos ngelet pas me mësimet.

Ndër të tjera Albioni preferon të luajë dhe tregon një kujdes të veçantë ndaj gjyshes.

Top Channel