Hulumtimet e reja kanë treguar se mjalti gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët.

Studiuesit nga Universiteti i Torontos, rezultatet e studimit të të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Revieës, vendosën të përcaktojnë se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rrezikut kardiometabolik.

Studiuesit u fokusuan në 18 teste të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1100 pjesëmarrës dhe që zgjatën dy muaj. Rezultatet treguan se konsumimi i mjaltit ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si ulja e sheqerit në gjak dhe nivelet e kolesterolit.