Me Westminster Abbey të mbushur plot me personalitete dhe përfaqësues nga vende anembanë globit këtë mëngjes për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, gjashtë vende nuk morën një ftesë për ngjarjen e madhe.
Kjo ngjarje është një nga mbledhjet më të mëdha të liderëve botërorë që ka pasur ndonjëherë, nga Presidenti i Tanzanisë tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Por, pavarësisht gjithë kësaj, personaliteteve nga Rusia, Bjellorusia, Siria, Venezuela, Afganistani dhe Mianmari nuk u është dhënë fare ftesë.
Edhe Koreja e Veriut, Irani dhe Nikaragua ishin të ftuar në ditën e madhe, edhe nëse kjo ishte vetëm në cilësinë e ambasadorëve.
Funerali i Mbretëreshës bën bashkë presidentët Osmani dhe Biden, ja për çfarë diskutuan
Qeveria britanike ka ftuar vetëm vendet me të cilat aktualisht ka marrëdhënie diplomatike. Kjo shpjegon Rusinë dhe Bjellorusinë, të cilët aktualisht janë në luftë me Ukrainën, si dhe me Afganistanin, ku talibanët janë në krye.
Udhëheqësi sirian Bashar al-Assad nuk mori një ftesë. As Venezuela, thjesht sepse Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me ta. Mianmari humbi ftesën pas një grusht shteti ushtarak u organizua vitin e kaluar.


























