Nëse bëni një jetesë sedentare, atëherë një lëvizje çdo gjysmë ore mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe shëndetin e përgjithshëm.
Ky është sugjerimi që vjen nga një studim suedez, i bërë nga Instituti “Karolinska”, i botuar në American Journal of Physiology-Endocrinology and Metabolism.
Sipas këtij studimi, edhe një ndërhyrje modeste prej tre minutash çdo 30 minuta është e mjaftueshme në kushtet e aktivitetit fizik për të arritur një përmirësim të vogël të niveleve dhe luhatjeve të sheqerit në gjak.
“Ndërprerja me intervale e një jetese sedentare ka përfitime pozitive metabolike, kështu që është e dobishme të mos rrini ulur gjithë ditën. Duhet të ngriheni dhe të lëvizni”,thekson autori kryesor i studimit, Erik Naslund.
Naslund sugjeron se më shumë pushime gjatë kohës së uljes japin më shumë përfitime.
“Për përfitime më të mëdha, ka shumë të ngjarë të kërkohet një dozë më e madhe stërvitjeje”, shton ai.
Gjatë periudhave treminutëshe të aktivitetit, personat e përfshirë në studim kryenin aktivitete me intensitet të ulët deri në të moderuara, të tilla si ecja ose ngjitja e shkallëve.
Studiuesit i krahasuan ata që ishin aktivë me një grup që nuk bënë pushime.
U zbulua se grupi i parë kishte nivele të ulëta të kolesterolit LDL (“të keq”) dhe nivele më të ulëta të sheqerit në gjak, si edhe më pak luhatje të niveleve të sheqerit në gjak


























