Ministri i drejtësisë Ulsi Manja njoftoi jo vetëm nisjen e inspektimeve, por paralajmëroi gjyqtarët se do kërkohet angazhimi i ILD për t’i hetuar ata pasi kanë rinovuar lejet e skaduara.

Lejet e ndërtimit konsiderohen problematike në bashkitë bregdetare.

Manja ekspozoi sërish skandalet ne institucione, të tilla si shkeljet gjatë legalizimeve pa dokumenta apo edhe diplomimi fals i një doganieri në Korçë, që sërish janë kallëzuar në prokurori.