Mbrëmjen e sotme në emisionin Debat dhe Transparerencë, i cili transmetohet në TV Skampa ishte e ftuar Klaudia Krasnika, e cila është kandidate e Levizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Elbasanit. Sipas Krasnikës LSI në zgjedhjet e kaluara, kur askush nuk e besonte se kjo parti do të merrtë deputetë në Elbasan, ajo mori 2. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme LSI do të marrë 4 deputetë pasi njerëzit tashmë e kanë më të lehtë të zgjedhin një alternativë, duke marrë parasysh keqqeverisje e këtyrë 4 viteve.