Polonia është në mesin e nëntë vendeve që pret ”Defender Europe 2022” (DE22) dhe ”Swift Response 2022” (SR22), manovra të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë të udhëhequr nga ushtria amerikane, nga 1-7 maj”, njoftoi Ministria polake e Mbrojtjes.

“Një total prej 18 000 trupash nga mbi 20 vende do të marrin pjesë në stërvitje, përfshirë rreth 7 000 në territorin e Polonisë”, thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë, ”Defender Europe 22” është një stërvitje ndërkombëtare, bashkëpunuese dhe ciklike e organizuar nga forcat e armatosura të SHBA për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

”DE22 dhe SR 22 i përkasin një serie stërvitjesh ciklike stërvitore mbrojtëse, ato nuk synohen kundër asnjë vendi dhe nuk kanë lidhje me situatën aktuale gjeopolitike në rajon”, shtoi ajo.

”Përveç ushtarëve të ushtrisë polake, trupa nga SHBA, Franca, Suedia, Gjermania, Danimarka dhe Britania e Madhe po marrin pjesë në stërvitjet DE 22 në terrenet stërvitore në Drawsko Pomorskie, Bemowo Piskie dhe Zagan, të vendosura në veriperëndim, veri dhe rajonet perëndimore të Polonisë”, sipas deklaratës.

”Korpusi V i SHBA është përgjegjës për komandimin e të gjitha forcave të përfshira në stërvitjen DE22”, tha ministria