Ukraina ka akuzuar trupat ruse për rekrutimin me forcë të civilëve në rajonet e pushtuara të Ukrainës lindore.
“Përveç të rinjve, mjekët ishin gjithashtu të shënjestruar në rajonet Kherson, Zaporizhia dhe Kharkiv”, shkruan zyrtarët ushtarakë ukrainas në Facebook.
“Punonjësit mjekësorë në Vovchansk në rajonin e Kharkivit u detyruan, nën kërcënimin e ekzekutimit, për të trajtuar ushtarët rusë të plagosur në front”, sipas zyrtarëve ushtarakë.
Pretendimet e Ukrainës nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se regjistrimi i civilëve ukrainas në ushtrinë ruse do të shkelte rregullat e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e civilëve në luftëra.



























