Në Elbasan, Rifan Bashën e njohin të gjithë  si mjeshtrin e bletëve. Ai  thotë se ka më shumë se gjysmë shekulli që mbarështron bletë, dikur bleta për ishte vetëm pasion, por kur pa që mjalti,propolisi dhe qumështi i bletës i siguronin atij të ardhura të kënqshme, vendosi që pasionin ta shndërrojë në profesion.

“Me bletët kam 50 vite që merrem. E kam të trasheguar nga gjyshi i nënës. Pas viteve të demonracise e kam kthyer në pasion pune dhe aktivitet fitimprurës. Fillimisht e kam nisur me tre familje bletësh. Me pas fillova duke e shtuar, arrita deri në 600 familje bletësh, gjithësej janë 5 parqe.”

Për të siguruar mjalt cilësor bletërritësi  60 vjecar është gjithnjë në kërkim të kullotave më të mira duke filluar që nga Elbasani, Dibra, Korca e Pogradeci.