Do të nisë sot procesi i vaksinimit në Kosovë ndaj Covid-19.

Si në shumë vende, në kuadër të fushatës së vaksinimit, mori dozën e parë mbrëmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Dërgesa e parë përmbante 24 mijë doza.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha të vijës së parë dhe të moshuarit mbi 80 vjeç me sëmundje kronike.

(TiranaPost)