Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se ka urdhëruar kreun e ndihmave për të parë mundësinë që mes palëve të përfshira në konflikt të arrihet një armëpushim humanitar në Ukrainë.

Teksa apeloi që kjo duhet të ndodhë menjëherë, Guterres tha se armëpushimi duhet të aplikohet në mënyrë që të arrihet progres serioz në negociatat politike, me synimin për të arritur një marrëveshje paqeje.