Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh sot se, “Ballkani i Hapur” është një marrëveshje që për bujqësinë shqiptare do të thotë zgjerim të shkëmbimit tregtar bujqësor e blegtoral.
Krifca u shpreh se sot në Tiranë u mblodhën ekipet teknike të mbrojtjes së bimëve, sigurisë ushqimore dhe veterinarisë së tre shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për lehtësim të mëtejshem të procedurave të biznesit.
“‘Ballkani i Hapur’ është një marrëveshje që për bujqësinë shqiptare do të thotë zgjerim të shkëmbimit tregtar bujqësor e blegtoral duke lehtësuar eksportet dhe motivuar praktikat më të mira të bujqësive të tre vendeve dhe forcuar sigurinë ushqimore për konsumatorët”, theksoi Krifca.
“Për të mundësuar implementim të suksesshëm të kësaj marrëveshje në interes të rritjes së volumit tregtar dhe eksporteve, u mblodhën në Tiranë ekipet teknike të mbrojtjes së bimëve, sigurisë ushqimore dhe veterinarisë së tre shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për lehtësim të mëtejshem të procedurave të biznesit”, u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.



























