Kroacia fitoi sonte kundër Marokut me rezultatin 2-1 duke zënë vendin e tretë në Kampnionatin Botëror të Futbollit, Katar 2022, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në favor të kroatëve, që shënuan që në minutën e shtatë me anë të Gvardiol, i cili përfundoi me sukses një skemë goditjeje dënimi, e parë rrallë në fushat e futbollit.

Marokenët barazuan vetëm pas dy minutash me anë të Darit, pas një gjuajtjeje me kokë.

Ndërkohë, kroatët kaluan sërish në avantazh në fund të pjesës së parë, me anë të Orsiç (42′).

Pjesa e dytë pati rivalitet dhe raste, por jo gola.

Nesër luhet edhe finalja Argjentinë-Francë