Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli rreth ndikimit të ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Në një intervistë për Tv Skampa ajo tha problemet e vendit tonë nuk mund të na i zgjidhin ambasadorët por duhet t’i zgjidhim vetë.

Sipas saj, Ambasadorët nuk mund të dalin në krah të opozitës.

Problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët i zgjidhim vetë.

Ambasadorja Amerikane bëri mirë që erdhi në Elbasan, kaloi kohën me kandidatët por është e rëndësishme që duhet të flasim për problemet e njerëzve.

Unë mendoj që duhet të kemi investime Amerikane në Elbasan. Zona industirale e metalurgjikut mund të kthehet në një zonë me investime Amerikane.

Shqipëria nuk duhet parë thjeshtë si një element pro amerikan por edhe si një element për sjelljen e investimeve të huaja.

Unë nuk mendoj që Ambasadorët mund të dalin në krah të opozitës. Ne e dimë që kryeministri me Erdoganin i kalojnë edhe fushatat elektorale”, u shpreh Kryemadhi.