Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Monika Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31.
Pas votimit në një prononcim për mediat, Kryemadhi, tha se “dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre”.
“Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Europës”, deklaroi ajo.

























