Një ndërhyrje e rrallë në zemër është realizuar për herë të parë në QSUT, (pa hapje kirurgjikale).
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është realizuar për herë të parë në QSUT, për zëvendësimin e valvulës së zemrës me teknikën mini-invazive me minitorakotomi të djathtë, me qarkullim ekstrakorporal totalisht perkutan (pa hapje kirurgjikale)”, shprehet ministrja.
Ajo ka falenderuar ekipin mjekësor të kardiokirurgjisë për nivelin e lartë të shërbimit.
“Punë fantastike e dr. Andi Kaçani, dr. Saimir Kuçi për ndërhyrjen e rrallë dhe të gjithë ekipit të kardiokirurgjisë, nën drejtimin e prof. Arben Baboçit për nivelin e lartë të shërbimit në këtë klinikë unikale në vend”, tha Manastirliu.