Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në Kuçovë, në vendin e quajtur Kozare.

Sipas policisë, një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke bllokuar brenda shoferin.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al