Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për mjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje.
Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, të mërkurën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kurti tha se në takimin e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, u diskutua për menaxhimin e krizës në veri të vendit, përkatësisht zbatimin e vendimeve për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë dhe riregjistrimin e veturave me targa të përkohshme që lëshohen nga Serbia.
Ai i quajti gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin që patën liderët e dy vendeve më 18 gusht në Bruksel.



























