Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza që gjatë vitit të fundit kanë marrë titullin akademik “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.

Në fokus të takimit ishte diskutimi, si t’i mbështesim gratë dhe vajzat që të angazhohen edhe më shumë në shkencë.

“Së bashku edhe me drejtoreshën e AKKSHI Mirela Muça dhe deputetet e Komisionit Parlamentar të Edukimit, diskutuam si t’i mbështesim gratë dhe vajzat që të angazhohen edhe më shumë në shkencë apo projekte kërkimore në institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Kushi.