Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi takoi sot ekipin shqiptar të atletikës.

“Një takim frymëzues sot me Luizën, Taulantin, Frankon dhe të gjithë ekipin shqiptar të atletikës, pas rezultatit të shkëlqyer që arritën sot në ditën e parë të Kampionatit Ekipor Evropian në Poloni”, u shpreh Kushi në rrjetet sociale.

“Suksese të gjithëve edhe në garat e tjera”, tha Kushi.

Atletja Luiza Gega triumfoi sot në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Krakovë të Polonisë.

Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret, me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.