Edicioni i 14-të i panairit “Work & Study” u finalizua në kryeqytet, pas një turi të gjerë nëpër Shqipëri, që nisi më 15 mars në Dibër dhe vijoi në 14 qytete të tjera.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte e pranishme në këtë panair të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve publike, biznesit dhe institucioneve të larta arsimore.
Sipas ministres Kushi, kontributi më i madh i këtij panairi është ndryshimi i mentalitetit të të rinjve për të qenë sa më aktivë, për të bërë zgjedhjet e duhura dhe për të marrë vendimet e duhura.
Panairi final i Tiranës u zhvillua me një debat të hapur me temë “Për zhvillimin e aftësive dhe punësimit”, ku u diskutua mbi sfidat që kanë sot të rinjtë në lidhje me arsimimin dhe punësimin.



























