Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 90 shkolla që bëjnë mësim me turne për shkak të numrit të lartë të nxënëse ose sepse shkollat janë në proces rikonstruksion.
Në një intervistë për Euronews Albania ministrja u shpreh se synimi është që të gjitha shkollat të bëjnë mësim me një turn.
Në Tiranë sipas Kushit, mësimi zhvillohet pa turne në pothuajse të gjitha shkollat, madje me ndërtimin e shkollave të reja e të mëdha ka edhe vende të lira.
“Në Tiranë jo vetëm që mësimi është me një turn, por shkollat janë të mëdha dhe të reja dhe kanë edhe vende të paplotësuara”, u shpreh ministrja.
Kushi u shpreh se synimi është që në vitin 2030, arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm në vendin tonë.


























