Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi shpërndau sot në ambientet e Ministrisë, certifikata mirënjohjeje për mësues që kanë dalë në pension gjatë muajve të fundit.
Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Kushi tha se puna e mësuesve është thelbësore në edukimin e brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Kënaqësi e veçantë sot në ambientet e MASR të takoja e të shpërndaja certifikata mirënjohjeje për mësues që kanë dalë në pension gjatë muajve të fundit. Fjalët nuk mjaftojnë për t’iu shprehur atyre mirënjohjen, falënderimet dhe përuljen për punën, përkushtimin dhe sakrificat ndër vite”, tha Kushi.
“Padyshim që puna e tyre është thelbësore në edukimin e brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, me profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë për shoqërinë. Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që edhe në ditë të vështira dini të tregoni vlerat tuaja më të mira, si profesionale ashtu edhe njerëzore”, u shpreh ministrja. z.tosku



























