Deputetja e Elbasanit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRESSH Elbasan ku është diskutuar për tema që prekin direkt të rinjtë.
“Takimet me të rinjtë e FRESSH Elbasan më përcjellin vetëm emocione pozitive dhe më motivojnë për të bërë gjithnjë e më shumë në adresimin e çështjeve që prekin direkt të rinjtë.?
Koha relativisht e ftohtë, por me diell☀️, nuk na pengoi aspak që me disa prej tyre të zhvillonim në #Elbasan një bashkëbisedim të frytshëm rreth nevojave aktuale që kanë, teksa i dëgjova me shumë vëmendje çdo sugjerim dhe opinion të tyrin.
#FRESSHElbasan
#PSElbasan?
#EGjithëVëmendjaTekTëRinjtë
#PërElbasaninQëDuam
#PërShqipërinëQëDuam ??”-shkruan Kushi.




























