Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.
Kushi tha se në takim ndamë bindjen e përbashkët në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Kushi tha se “duke i uruar shumë mbarësi në detyrën e tij, ambasadorin e garantova se do të ketë gjithë mbështetjen time e të institucionit që drejtoj në lidhje me hedhjen e hapave të reja në fusha me interes të ndërsjellë në arsim, sport e rini”.



























