Të mërkurën mbrëma, kancelarja gjermane Angela Merkel, citoi shifrat në rënie të të infektuarve me Covid-19 para se të njoftonte se shkollat do të hapin dyert kryesisht për studentët në vitet e fundit më 4 maj.
Sallonet e bukurisë gjithashtu mund të hapen më 4 maj nëse marrin masa për të siguruar higjienën e klientëve. Dyqanet me sipërfaqe deri në 800 mijë metra katrorë, libraritë, shitësit e biçikletave dhe makinave, kanë të drejtë t’i rikthehen punës që të hënën.
Distancimi social do të jetë i detyruar deri më 3 maj dhe grumbullimet madhore, si koncertet dhe festivalet e birrës, do të ndalohen deri në fund të gushtit.
Merkel nxiti njerëzit të mbajnë maska në publik, teksa udhëtojnë dhe teksa bëjnë pazarin, por nuk i bëri të detyrueshme. “Kemi arritur diçka që s’ishte e sigurt,” tha kancelarja. “Sistemi ynë i shëndetësisë nuk pësoi kolaps.”
Sidoqoftë, si rrjedhim i sistemit të federalizuar të Gjermanisë, hapja dhe mbyllja e shkollave e çerdheve bie nën juridiksionin e landeve, që do të thotë se plani i Merkel duhet të miratohet nga 16 kryeministrat e landeve. Deri më tani, konsensusi s’është arritur.
Burimi: The Guardian