Në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore falas për 250 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasë të 7. Fëmijët e klasave të para i marrin tëkstet e reja dhe po ashtu edhe klasa e 7 e cila përfshihet në skemë për hërë të parë këtë vit.
Nxënësit e klasave të tjera marrin librat e paraardhësve të tyre, procedurë kjo e cila ndiqet për tre vite derisa librat nxirren të pavlefshëm.
Në Elbasan do të marrin librat falas 11 e 500 nxënës nga klasa e parë në të 7, por edhe fëmijë të kategorive të veçanta.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Llatja ishte në Labinot Fushë ku përzgjodhi disa fëmijë të dalluar për t’i dërguar paketën e librave falas.
Kryetari i Bashkisë u kujdes që fëmijëve t’u dërgonte edhe një maskë, kjo në shenjë ndërgjegjësimi për të përdorur maskën në shkollë, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të shokëve.
Nisur nga kushtet e reja në të cilat do të zhvillohet mësimi duke nisur nga 14 shtatori, Llatja sqaroi familjet semësimi do të zhvillohet me turne për të evituar shumë nxënës në një klasë.
Më tej ai tha se Bashkia ka marrë të gjitha masat për dezinfektimin e shkollave, pajisjen me mjetet e higjienës si dhe hapjen e puseve për furnizimin me ujë të rrjedhshëm në shumë shkolla ku kjo nuk ishte e mundur.