Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë jodetyruese që u bën thirrje vendeve anëtare të bllokut të miratojnë më shumë sanksione kundër Iranit.
Parlamenti dëshiron të shtojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRCG) dhe “forcat e tij ndihmëse, duke përfshirë milicinë paraushtarake Basij dhe Forcën Quds”, në listën terroriste të BE-së.
Ligjvënësit e BE-së kanë kërkuar gjithashtu sanksione kundër liderit suprem iranian Ali Khamenei dhe presidentit Ebrahim Raisi.
Para votimit në Strasburg, Irani e dënoi me forcë propozimin.
Ministria e Jashtme e Teheranit e quajti listën e propozuar terroriste “të pamatur dhe të gabua”.
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të miratojnë zyrtarisht sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në vend, përfshirë ekzekutimet e fundit të protestuesve.
Planet, të mbështetura unanimisht nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE, nuk parashikojnë megjithatë klasifikimin e IRCG-së si një grup terrorist.


























