Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën konsiderohet nga qeveria shqiptare si një nga hapat më të rëndësishëm të hedhur në sektorin energjetik.
Ditën e sotme, ekipet e mbrojtjes rele dhe të mirëmbajtjes së nënstacioneve të KOSTT si dhe ekipet e mbrojtjes dhe matjes të OST Shqipëri realizuan matjen e impendancës së linjës 400kV që lidh nënstacionin 400/220kV Kosovë B dhe Koman.
Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit matja e sotme synon verifikimin e vlerës dhe të dhënave teknike të linjës duke përdorur pajisjen primare injektuese omicron CPC100.
Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë energjetike të 2 vendeve dhe mundëson fuqi eksportuese.

























