Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit të Europës nga gazi rus po i bëjnë prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë.
Memorandumi, kujton media e fuqishme gjermane, ka të bëjë me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në BP dhe në Europë, përfshirë edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngët, (LNG) në portin e Vlorës.Burime zyrtare thanë për DW që ky bashkëpunim ka mbështetje të fuqishme nga qeveria e SHBA dhe ajo e Shqipërisë. Bashkëpunimi mes kompanisë amerikano-bullgare Overgas dhe kompanisë shtetërore Albgas do të fokusohet në realizimin e një korridori të ri të kalimit të LNG nga porti i Vlorës drejt BP dhe Europës.Projekti, që do të realizohet për këtë qëllim, parashikon ndërtimin në gjirin e Vlorës të një terminali të ri lundrues për importin e LNG, magazinimin dhe rigazifikimin e tij, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz të TEC-it ekzistues në Vlorë. Nëpërmjet një tubacioni të ri, Vlore-Fier, që do të ndërtohet do të bëhet i mundur transporti i sasive te gazit drejt gazsjellësit Trans-Adriatik, (Trans-Adriatik Pipeline, TAP), që ka një rol ky në sigurinë energjitike të BE dhe pavarësimin e tij nga gazi rus.
I shtrirë në 878 km, TAP fillon në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, përshkon Greqinë e Verit, kalon në Shqipëri dhe përmes detit Adriatik hyn në jug të Italisë, ku lidhet me rrjetin italian të gazit. Që nga nëntori 2020 kur TAP nisi të funksionojë, TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz ton në vit nga Azerbazhani drejt Europës. Kompania amerikano-bullgare Overgas do të furnizohet me LNG prej terminalit lundrues në Gjirin e Vlorës dhe përmes tubacionit Vlore-Fier dhe TAP do ta transportojë atë në Ballkanin Perëndimor duke reduktuar kështu varësinë e rajonit nga gazi rus.
Top Channel


























