Në kuadër të nismës “Shqipëria buzëqesh” sot në vendin tonë janë kryer 4372 vaksinime.

Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila gjithashtu njofton se që prej fillimit të  fushatës, janë realizuar 712.446 vaksinime në total.

Prej disa javësh në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit masiv, ku fillimisht nisi me të moshuarit mbi 80 vjeç dhe më pas u shtri në kategoritë e tjera të riskuara.