Masakra e ndodhur në një lokal nate të Meksikës lë të vrarë katër balerina dhe shtatë burra.
Të shtënat u zhvilluan afër qytetit të Jaral del Progreso – në shtetin më të dhunshëm të Meksikës, Guanajuato.
Njerëz të armatosur masakruan 11 persona, përfshirë katër kërcimtaret e lokalit.
Vrasësit qëlluan mbi lokalin afër qytetit Jaral del Progreso, në shtetin qendror meksikan të Guanajuato.
Media lokale pretendon se katër gratë që u gjetën të vdekura ishin kërcimtare në lokalin, që ndodhet buzë një autostrade.
Asnjë motiv nuk është paraqitur për të shtënat, por lokali është në një zonë afër shtetit kufitar të Michoacán.
Qyteti i Jaral del Progreso është një pikë inkursioni në Guanajuato për kartelin Jalisco të drogës, që synon të zgjerohet në atë zonë.
Guanajuato ka qenë shteti më i dhunshëm meksikan në vitet e fundit.
Guanajuato, një qendër kryesore e makinave, është edhe një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e kthyer në një fushë beteje mes bandës lokale “Santa Rosa de Lima” dhe kartelit të fuqishëm “Jalisco New Generation”.
Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar se do të ulte nivelet rekord të dhunës.
Vrasjet në të gjithë shtetin e Guanajuato patën një rënie të lehtë në 339 në gusht nga 403 një muaj më parë./NOA.al



























