Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot takimin e përvitshëm për të vlerësuar progresin e shënuar në kuadër të asistencës së BE-së për vitin 2021, njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

“Me mbi 150 projekte në zbatim, ka shumë për të diskutuar dhe vlerësuar, duke përfshirë këtu rindërtimin e shkollave pas tërmetit, mbështetjen me vaksina kundër COVID-19, apo mbështetjen për reformën në drejtësi dhe Vetingun”, u shpreh Zyra e BE.

“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtejshëm në 2022, për shqiptarët dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, thuhet në njoftim.