Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, prej fillimit të vaksinimit në vendin tonë janë kryer në total 2,050,342 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSHMS informoi se vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika, si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.
Sipas ministrisë, deri tani janë kryer 1,059,927 doza të para; 942,903 doza të dyta dhe 47,512 doza të treta.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Po ashtu, MSHMS informoi se ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina anti-COVID.


























